Bota

SHBA në aksion, njofton testimin e një rakete balistike ndërkontinentale

Pentagoni i SHBA-së zakonisht nuk njofton paraprakisht datën e lëshimit të testit të ICBM dhe analistët ushtarakë theksojnë se masa ka për qëllim të shmangë përshkallëzimin e tensioneve me Rusinë në mes të luftës në Ukrainë.

6 Shtator 2022, 21:26 Nga I.A
SHBA në aksion, njofton testimin e një rakete balistike
Foto ilustruese

SHBA- SHBA ka planifikuar një lëshim provë të një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM), njoftoi Pentagoni amerikan, duke theksuar se Uashingtoni e kishte informuar Moskën për këtë. Pentagoni i SHBA-së zakonisht nuk njofton paraprakisht datën e lëshimit të testit të ICBM dhe analistët ushtarakë theksojnë se masa ka për qëllim të shmangë përshkallëzimin e tensioneve me Rusinë në mes të luftës në Ukrainë.

Një zëdhënës i Pentagonit foli për një test rutinë, i cili synon të demonstrojë nivelin e gatishmërisë së sistemit të veçantë të armëve. Testi i fundit i Minuteman III (më 16 gusht), një raketë balistike ndërkontinentale e aftë për të mbajtur një kokë bërthamore, ishte shtyrë dy herë. Fillimisht ishte planifikuar për në mars, por u shty për shkak të pushtimit rus të Ukrainës për të shmangur një përshkallëzim në marrëdhëniet Uashington-Moskë.

Ajo u shty për herë të dytë në fillim të gushtit, ndërsa trajnimet ushtarake kineze ishin duke u zhvilluar rreth Tajvanit, pasi vizita e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi në Taipei tërhoqi kritika të ashpra nga Pekini. Arsenali bërthamor i SHBA përfshin raketat Minuteman III (të lëshuara nga toka), raketat Trident (të lëshuara nga nëndetëset) dhe bombat e bartura nga bombarduesit strategjikë. 

shba rakt balistike

Sondazh

Poll