Bota

Shpërthim i fuqishëm në qytetin ku ndodhet centrali bërthamor Zaporizhzhia! Banorët mbeten pa ujë dhe energji

Në konferencën e tij të përditshme ushtarake, Kremlini tha se tre predha ranë në territorin e termocentralit bërthamor

6 Shtator 2022, 20:27 Nga e.k
Shpërthim i fuqishëm në qytetin ku ndodhet centrali
Zaporizhzhia

UKRAINË- Një shpërthim i fuqishëm në qytetin e pushtuar Enerhodar, ku ndodhet centrali bërthamor i Zaporizhzhia, ka ndërprerë furnizimin me ujë dhe energji elektrike, sipas kryebashkiakut lokal.

"Sot në orën 12:20, banorët e Enerhodarit raportuan për një shpërthim të fuqishëm në qytet. Pas kësaj, furnizimi me energji elektrike dhe ujë u zhduk në të njëjtën kohë në Enerhodar”, tha Dmytro Orlov në Telegram.

Më herët sot, ministria ruse e mbrojtjes pretendoi se Ukraina kishte gjuajtur 20 predha artilerie në qytetin Enerhodar dhe zonën përreth objektit gjatë një periudhe 24-orëshe, shkruan "The Guardian"

Në konferencën e tij të përditshme ushtarake, Kremlini tha se tre predha ranë në territorin e termocentralit bërthamor

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll