Bota

Banka i kalon 50 miliard euro gabimisht në llogari, burri rrëfen momentin: S’kam parë kurrë kaq shumë zero në jetën time

Një burrë, Darren James ka rrëfyer momentin kur ai u bë njeriu i 25-të më i pasur në botë, pasi një gabim bankar e bëri për pak kohë atë dhe familjen e tij një multi miliarder. Në llogarinë e tij bankare ishin shfaqur 50.5 miliard euro.

6 Shtator 2022, 19:21 Nga s.s
Banka i kalon 50 miliard euro gabimisht në llogari, burri rrëfen
Darren James

SHBA- Një burrë amerikan, Darren James ka rrëfyer momentin kur ai u bë njeriu i 25-të më i pasur në botë, pasi një gabim bankar e bëri për pak kohë atë dhe familjen e tij një multi miliarder.

Ai tha se gruaja e tij e telefonoi për të raportuar se në llogarinë bankare ishin shfaqur 50.5 miliard euro. Ky gabim e bëri atë përkohësisht 10 herë më të pasur se shefi i Virgin, Richard Branson. Darren i habitur nuk u besonte syve, raporton The Mirror.

“Ishte çmenduri, unë nuk kam parë kurrë kaq shumë zero në jetën time. Dhe gjithçka që ne po mendonim ishte se kush do të trokasë në derën tonë”, tha ai.

Por në vend që të përpiqen të shpenzonte “pasurinë e tij”, Darren u kujdes që paratë t’i ktheheshin pronarit të ligjshëm. Gjithashtu, ai e pranoi se kishte fantazuar se çfarë mund të bënte me gjithë ato para, ai kontaktoi bankën e tij, Chase, për të bërë të mundur kthimin e tyre te pronari i ligjshëm.

“Ne e dinim se nuk ishin tonat. Ne nuk i fituam ato, kështu që nuk mund të bënim asgjë”, tha ai. Ai tha se ishte i vetëdijshëm që nëse do ta mbante pasurinë, do të konsiderohej vjedhje.

darren james shba

Sondazh

Poll