Bota

Drogë me vlerë 2.5 milionë euro mes arkave me kafe, arrestohen dy spanjollë në Itali

Në Romë janë sekuestruar 611 kg kanabis në një automjet tip “TIR”, me targa spanjolle, e cila po qarkullonte në unazën e qytetit. Në pranga kanë rënë dy shtetas spanjollë, të cilët dyshohen të jenë korrierët e drogës.

6 Shtator 2022, 19:06 Nga s.s
Drogë me vlerë 2.5 milionë euro mes arkave me kafe, arrestohen dy
Policia Italiane

ITALI- Patrulla Guardia di Finanza në Romë ka sekuestruar 611 kg kanabis në një automjet tip “TIR”, me targa spanjolle, e cila po qarkullonte në unazën e qytetit. Në pranga kanë rënë dy shtetas spanjollë, të cilët dyshohen të jenë korrierët e drogës.

Operacioni i ndalimit të mjetit është bërë pas disa manovrave të dyshimta që drejtuesi i TIR bëri në dalje të unazës. Patrulla e Guardia di Finanza e Romës, vendosi të kryej kontrollin e rastit, raporton terzobinario.it.

Personat që ndodheshin në makinë u shfaqën të nervozuar, duke sjellë dyshime e më pas një analizë më teknike e automjetit zbuloi mes arkave me kafe e pudër u gjetën të fshehura 611 kilogramë hashash.

Sipas financës italiane droga e gjetur kapte një vlerë rreth 2.5 milionë euro. Dy personat që ndodheshin në automjet janë ndaluar dhe ndodhen në burg, teksa një proçes hetimi ka nisur nga autoritetet italiane

rome itali kanabis 611 kg kanabis targe spanjolle

Sondazh

Poll