Bota

Nuk iu bind urdhërit të ndalimit, qëllohet për vdekje nga policia 20-vjeçari në Londër

Chris Kaba, vdiq në spital në minutat e para pas mesnatës pasi u qëllua rreth orës 22:00 në Kirkstall Gardens në Streatham Hill. Sipas banorëve ata dëgjuan të shtëna dhe helikopterin e policisë që fluturonte sipër.

6 Shtator 2022, 19:04 Nga e.k
Nuk iu bind urdhërit të ndalimit, qëllohet për vdekje nga
Pamje nga vendi i ngjarjes

BRITANI- Një 20-vjeçar u qëllua për vdekje nga Policia britanike pasi nuk iu bind urdhërit për të ndaluar. 

Chris Kaba, vdiq në spital në minutat e para pas mesnatës pasi u qëllua rreth orës 22:00 në Kirkstall Gardens në Streatham Hill. Sipas banorëve ata dëgjuan të shtëna dhe helikopterin e policisë që fluturonte sipër.

“Një makinë tjetër policie hyri pas tij dhe e mbyllën në fund të Kirkstall Gardens.Makina nuk po lëvizte kur u qëllua”, tha njëri prej qytetarëve.

Një tjetër dëshmitar tha për Evening Standard se njeriu që u qëllua, duke drejtuar një  makinë tip “Audi” u përpoq të kalonte përpara makinave të policisë.

policia britanike

Sondazh

Poll