Bota

Fjalimi i parë i Truss si kryeministre e Britanisë së Madhe, ja cilat janë 3 prioritetet e qeverisjes së saj

Gjatë fjalës së saj ajo vuri në rend të parë ekonominë, ku tha se do të përqendrohej në "bërjen e Britanisë të punojë përsëri" me një "plan të guximshëm për të rritur ekonominë përmes shkurtimeve të taksave dhe reformave". 

6 Shtator 2022, 18:36 Nga d.a.
Fjalimi i parë i Truss si kryeministre e Britanisë së Madhe, ja
Liz Truss

BRITANI- Kryeministrja e re e Britanisë, Liz Truss në fjalmin e saj të parë renditi tre prioritete të menjëhershme që ajo do të trajtonte si kryeministre.

Gjatë fjalës së saj ajo vuri në rend të parë ekonominë, ku tha se do të përqendrohej në "bërjen e Britanisë të punojë përsëri" me një "plan të guximshëm për të rritur ekonominë përmes shkurtimeve të taksave dhe reformave". Ajo tha se do të "ulë taksat për të shpërblyer punën e palodhur dhe për të nxitur rritjen dhe investimet e udhëhequra nga biznesi" si pjesë e misionit të saj për "të bëjë Mbretërinë e Bashkuar të punojë, të ndërtojë dhe të rritet". 

"Do të sigurohem që ne po ndërtojmë spitale, shkolla, rrugë dhe brez të gjerë".- tha ajo.

Pika e dytë ishte energjia ku Truss premtoi se do të përballet me krizën energjetike të shkaktuar nga lufta e Putinit. Ajo tha se do të marrë veprime këtë javë për t'u marrë me faturat e energjisë dhe për të siguruar furnizimin tonë të ardhshëm me energji.

Ndërkohë që shëndetësia(NHS) ka qenë një ndër fokuset e Truss, e cila tha se do të siguronte që njerëzit të mund të merrnin takime me mjekë dhe të kenë akses në shërbimet e NHS që u nevojiten. 

"Ne do ta vendosim shërbimin tonë shëndetësor në një bazë të fortë," tha ajo.

Liz Truss është shpallur liderja e parties konservatore si dhe kryeministrja e re e Mbretërisë së Bashkuar pas fitores së arritur ditën e djeshme ndaj kundërshtarit të saj Rishi Sunak. Truss mori 57,4% të votave të konservatorëve dhe ditën e sotme, pas dorëheqjes zyrtare të Boris Johnson, ajo ka marrë zyrtarisht detyrën dhe ka nisur krijimin e qeverisv së re duke emëruar dhe ministrat përkatës.

liz truss

Sondazh

Poll