Bota

Dendias i përgjigjet Erdoganit: Ne i refuzojmë plotësisht ngacmuesit neo-otomanë

Gjatë deklaratave, ministri i Jashtëm grek theksoi se Greqia çdo ditë përballet me një sërë kërcënimesh dhe deklaratash “të egra”, ndërsa periodikisht publikohen harta të cilat i paraqesin ishujt grekë si territor turk.

6 Shtator 2022, 18:49 Nga d.a.
Dendias i përgjigjet Erdoganit: Ne i refuzojmë plotësisht
Nikos Dendias

GREQI- Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias i dërgoi një mesazh të qartë Turqisë gjatë deklaratave të përbashkëta me homologen e tij franceze Catherine Colonna, duke iu përgjigjur iluzioneve të Erdoganit dhe zyrtarëve turq në ditët e fundit.

Sipas Protothemës, gjatë deklaratave, ministri i Jashtëm grek theksoi se Greqia çdo ditë përballet me një sërë kërcënimesh dhe deklaratash “të egra”, ndërsa periodikisht publikohen harta të cilat i paraqesin ishujt grekë si territor turk.

Dendias vazhdoi duke kujtuar deklaratat e presidentit turk se “mund të vijmë papritur një natë”, duke nënkuptuar pushtimin e territorit grek.

"Më lejoni t'ju kujtoj se përballë nesh është flota më e madhe amfibe në Evropë si dhe një ushtri e plotë", tha ministri i Jashtëm grek dhe vazhdoi duke thënë se Turqia kërcënon Greqinë me casus belli nëse vendi ushtron të drejtat e veta që rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare.

Më pas, megjithatë, Dendias i dërgoi një mesazh të qartë palës turke duke theksuar se Greqia është përballur me kërcënime shumë më serioze në historinë e saj, duke theksuar se "ne i refuzojmë plotësisht ngacmuesit neo-otomanë".

Në mars, mosmarrëveshja e vazhdueshme midis Athinës dhe Ankarasë për disa ishuj në Egje u qetësua përsëri për një kohë të shkurtër, por dy muaj më vonë të dy vendet vazhduan manovrat e tyre ushtarake në rajon. Turqia akuzon Greqinë për shkelje të traktateve ndërkombëtare që rregullojnë kufijtë e dy vendeve duke vendosur ushtrinë në ishuj. Greqia, nga ana tjetër, vë në dukje kërcënimet turke që kërkonin praninë ushtarake në kufirin e saj lindor.

nikos dendias tensionet greqi-turqi catherine colonna

Sondazh

Poll