Bota

VIDEO/ Shpërthen makina e një zyrtari rus në Ukrainë! Dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, por autoritetet pro-ruse fajësuan Ukrainën. Nga shpërthimi mësohet se nuk ka pasur viktima por dhe tre makina të tjera që ishin parkuar aty pranë janë dëmtuar.

6 Shtator 2022, 16:31 Nga e.k
VIDEO/ Shpërthen makina e një zyrtari rus në Ukrainë!
Makina e shpërthyer e dëmtuar plotësisht

UKRAINË- Një zyrtar rus i emëruar si komandant për qytetin juglindor të Ukrainës, Berdiansk, u plagos kur makina e tij u hodh në erë pranë ndërtesës së administratës civile-ushtarake.

“Sot, më 6 shtator, në qendër të Berdianskut, pranë ndërtesës së Administratës Civile Ushtarake, u hodh në erë makina e komandantit të qytetit Artem Bardin”, tha zyra e kryetarit të bashkisë. 

“Si pasojë e shpërthimit, komandanti i qytetit u shtrua në spital në gjendje të rëndë. Mjekët po i ofrojnë kujdesin e nevojshëm mjekësor”.

Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, por autoritetet pro-ruse fajësuan Ukrainën. Nga shpërthimi mësohet se nuk ka pasur viktima por dhe tre makina të tjera që ishin parkuar aty pranë janë dëmtuar.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll