6 Shtator 2022, 16:34
Nga d.a.
Vucic
SLLOVENI- Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë ka ftuar në bisedë ambasadorin serb, për shkak të deklaratave të bëra nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Vuçiç, gjatë vizitës së fundit të presidentit slloven, Borut Pahor në Beograd, tha se Sllovenia, sikurse edhe shtetet e tjera që e njohin Kosovën, ka shkelur integritetin territorial të Serbisë.
MPJ e Sllovenisë ftoi në bisedë ambasadorin serb në Lubjanë, Zoran Vlatkoviç, për të biseduar për këto deklarata që Vuçiçi i bërë gjatë një konference për media lidhur me vizitën e Pahorit në Serbi.
Ambasadori slloven në Serbi, Damjan Bergant, po ashtu është ftuar në bisedë për temën e njëjtë, tha Ministria sllovene për N1.
Presidenti serb, pas takimit me Pahorin në Beograd, ishte pyetur nga gazetarët pse Serbia nuk po i vendos sanksione Rusisë dhe ai ishte përgjigjur duke pyetur: “si t’ua shpjegoj qytetarëve se Serbia po i vendos sanksione Rusisë e jo Sllovenisë?”.
“Rusia nuk e ka shkelur integritetin territorial të Serbisë. Sllovenia e ka shkelur. Dhe siç e shihni, ne kemi raporte të mira me Slloveninë”, tha Vuçiq dhe shtoi se Sllovenia, sikurse për shembull Franca, Gjermania dhe SHBA-ja që njohin pavarësinë e Kosovës, që sipas qëndrimit të Serbisë, po shkel ligjin ndërkombëtar, Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.
Ministria e Jashtme sllovene tha se ishte shumë e befasuar nga deklaratat e Vuçiqit.
“Edhe një herë, ne përsërisim qëndrimin tonë lidhur me Kosovën, që Sllovenia e njeh si shtet të pavarur dhe sovran. Në këtë drejtim, ne shprehim pritjet tona që Serbia në të ardhmen të mos e problematizojë qëndrimin tonë karshi Kosovës sepse mbështetja e Sllovenisë për Kosovën nuk është e drejtuar kundër Serbisë. Ne po ashtu shprehim kundërshtinë që njohja e Kosovës nga Sllovenia të krahasohet me agresionin rus kundër Ukrainës”, u tha në deklaratën e Lubjanës.
Ministria e Jashtme sllovene gjithashtu tha se pret që bashkëpunimi aktual me Serbinë të vazhdojë dhe se Lubjana do të vazhdojë të avokojë për komunikim me Beogradin, në të gjitha nivelet.
“Ne duam që shtetet të vazhdojnë të zhvillojnë raporte miqësore dhe së bashku të shikojnë për mundësi që të zgjidhen çështjet e hapura në Ballkanin Perëndimor, që do të ulnin tensionet në rajon. Kjo do t’u mundësonte Kosovës dhe Serbisë që të bënin përparim në rrugën drejt BE-së”, u tha në njoftim.
Kosova ka shpallur pavarësinë më 2008 dhe që atëherë është njohur nga 117 shtete të botës./REL/
damjan bergant borut pahor aleksander vucic zoran vlatkoviç
Bota
6 Shtator 2022, 16:24
k.m.
Carrie dhe Boris Johnson
BRITANI E MADHE- Ish-kryeministri Boris Johnson e kishte me nxitim largimin nga Downing Street, aq sa duket sikur e mori zvarr&eu...
Bota
6 Shtator 2022, 16:18
e.k
Fshati gjerman që ka vetëm 130 banorë
GJERMANI- Gjermanët vuajnë nga çmimet e larta të energjisë, por banorë...
Bota
6 Shtator 2022, 16:20
d.a.
pasaporte
BRUKSEL- Pavarësisht se nuk ka pasur gatishmëri nga të gjitha shtetet anëtare të bllokut për të ndalur dhë...
Bota
6 Shtator 2022, 16:11
d.a.
Truss
BRITANI- Liz Truss është bërë kryeministrja e re e Mbretërisë së Bashkuar pas takimit me Mbretëreshën n&...
Bota
6 Shtator 2022, 15:53
e.k
Linja të energjisë
BRUKSEL- Bashkimi Europian është duke përgatitur plane emergjente për të kufizuar rritjen e &cce...
Bota
6 Shtator 2022, 16:03
d.a.
Ukraine
UKRAINË- Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike do të publikojë të martën një raport lidhur me sig...
Bota
6 Shtator 2022, 15:49
d.a.
Navalny
Politikani i opozitës ruse Alexei Navalny është dënuar me mbi 11 vjet burg për shkelje të lirimit me kusht, mashtrim ...
Bota
6 Shtator 2022, 15:40
e.k
Pamje nga aksidenti
SHBA- Një aksident i frikshëm ka ndodhur në autostradën 29 në Palmetto, Georgia duke shkaktuar panik. Një...
Bota
6 Shtator 2022, 15:40
d.a.
Shatervan ne Itali
ITALI- Një turist amerikan është gjobitur me 450 euro për thyerjen e njërit prej rregullave të "dekoriteti...
Bota
6 Shtator 2022, 15:28
e.k
Foto ilustruese
ITALI- Qeveria italiane ka konfirmuar sot masat kryesore të kursimit të energjisë, të cilat u diktuan jav&eum...