Bota

Hëngri akullore në shkallët e shatërvanit në Romë, gjobitet turisti amerikan në Itali

55-vjeçari, i cili kishte edhe një birrë në dorë, u qortua nga policia në orët e para të së shtunës në Fontana dei Catecumeni, në një shesh të vogël piktoresk në lagjen Monti.

6 Shtator 2022, 15:40 Nga d.a.
Hëngri akullore në shkallët e shatërvanit në Romë,
Shatervan ne Itali

ITALI- Një turist amerikan është gjobitur me 450 euro për thyerjen e njërit prej rregullave të "dekoritetit urban" të Romës duke ngrënë një akullore në shkallët e një shatërvani.

Sipas Guardian, 55-vjeçari, i cili kishte edhe një birrë në dorë, u qortua nga policia në orët e para të së shtunës në Fontana dei Catecumeni, në një shesh të vogël piktoresk në lagjen Monti. Ai nuk lëvizi kur u paralajmërua nga policia, ndaj ata iu përgjigjën duke e dënuar me gjobë.

Burri tha se nuk e dinte se po shkelte një ndalim për të ngrënë, pirë dhe ulur në shatërvanët e Romës, pjesë e një sërë rregullash të futura nga kryebashkiaku i atëhershëm Virginia Raggi në vitin 2017, ndërsa ajo u përpoq të rivendoste dekorin në kryeqytetin italian.

Rregulli ishte ndër ato të përditësuara nga legjislacioni i hartuar për herë të parë në vitin 1946, i cili përfshinte një ndalim të zvarritjes së valixhet me rrota dhe karrocave nëpër shkallët historike, ecjes me gjoks të zhveshur, notit në shatërvanë dhe zvarritjeve në pijetore.

Kufizimet madje shtrënguan zakonin romak të varjes së rrobave për t'u tharë midis ndërtesave fqinje. Njerëzit janë ndaluar të ulen në shkallët spanjolle që nga viti 2018. Në qershor, një turist amerikan u gjobit pasi hodhi një skuter elektrik në zonën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, që thuhet se shkaktoi dëme prej 25,000 euro. Dy javë më parë, një vizitor nga Arabia Saudite zbriti një Maserati poshtë shkallëve.

E ndërtuar nga Battista Rusconi në 1589, shatërvani është një vend popullor për njerëzit që të mblidhen gjatë natës, por ai u mbyll të premten për të mos lejuar që dikush të ulet në shkallët.

gjobitet turisti ne itali

Sondazh

Poll