5 Shtator 2022, 19:39
Nga e.k
Zahra Hamadani, e dënuar për vdekje në Iran
IRAN- Dy gra iraniane janë dënuar me vdekje për shkak të aktivizmit të tyre për komunitetin LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor).
Agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA, ka bërë të ditura dënimet për Zahra Hamadani-n dhe Elham Chubdar-in më 5 shtator, pasi rrjeti për të drejta të njeriut, Hengaw, ka thënë se të dyja grave u është bërë i ditur dënimi disa ditë më parë.
Garda Revolucionare Islamike, ka akuzuar dy gratë për “promovim të homoseksualitetit, mashtrime, promovim të marrëdhënieve të paligjshme seksuale, si dhe publikimin e tyre në internet”.
Hengaw ka thënë se Gjykata Revolucionare e Urmias, ka vendosur që të dyja janë fajtore për akuzat “korrupsion në Tokë”, “promovim të fesë së krishterë” dhe “komunikim me mediat që kundërshtojnë Republikën Islamike”.
As Hamdani, 31-vjeçare, dhe as mbështetësit e saj nuk kanë komentuar akuzat. Ajo është ndaluar nga autoritetet edhe në tetor të vitit 2021 për postimet e saj në rrjetet sociale në mbrojtje të komunitetit LGBT. Një muaj më vonë, ajo është arrestuar teksa ka qenë duke u larguar nga shteti dhe raportohet se nuk ka pasur qasje te avokati i saj.
Pjesëtarët e komunitetit LGBT detyrohen të fshehin orientimin e tyre seksual në Iran, pasi homoseksualiteti është i ndëshkueshëm me vdekje.
Marrë nga REL
zahra hamadani elham chubdar
Bota
5 Shtator 2022, 19:22
s.s
Priti Patel
BRITANI- Sekretarja e Brendshme Priti Patel ka deklaruar përmes një postimi në Twitter se po jep dorëheqjen nga posti ...
Bota
5 Shtator 2022, 19:03
s.s
Ursula von der Leyen
RUSI- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, thotë se Bashkimi Evropian po përgatit plane për kufizim...
Bota
5 Shtator 2022, 18:40
s.s
Emmanuel Macron
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka ofruar urime për Liz Truss dhe tha se Franca është "gati të pun...
Bota
5 Shtator 2022, 18:36
I.A
Besnik Bislimi
SERBI- Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi gjatë vizitës në Luginën e Preshevës, ka komen...
Bota
5 Shtator 2022, 18:27
s.s
Sean Penn dhe Ben Stiller
RUSI- Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi të hënën sanksione kundër 25 amerikanëve të t...
Bota
5 Shtator 2022, 18:19
e.k
Valeriy Fedorovych
UKRAINË- Një pensionist ukrainas raportohej sot se ka rrëzuar një gjuajtës rus Su-34 që kushton 70 mi...
Bota
5 Shtator 2022, 18:14
I.A
Xhelal Sveçla
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se procesi i ndërrimit të targave i...
Bota
5 Shtator 2022, 18:11
e.k
Selia e Moody's Corporation në Manhattan, Nju Jork, SHBA
SHBA- Agjencia e vlerësimit të kredisë Moody’s ka paralajmërua...
Bota
5 Shtator 2022, 18:07
s.s
Liza Louise
SHBA- Puberteti i parakohshëm ose i parakohshëm është ajo që mjekët e quajnë atë kur vajzat arrijn...
Bota
5 Shtator 2022, 17:58
e.k
CanSino Biologics Inc
KINË- Kompania kineze CanSino Biologics deklaroi se një vaksinë e re kundër Covid-19 e prodhuar së fun...