Bota

Von der Leyen: BE po përgatit planet për kufizimin e çmimit të gazit rus

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, thotë se Bashkimi Evropian po përgatit plane për kufizimin e gazit të gazsjellësit rus. Komisioni i BE-së po përgatit propozime për të ndihmuar familjet dhe bizneset në nevojë të përballen me çmimet e larta të energjisë.

5 Shtator 2022, 19:03 Nga s.s
Von der Leyen: BE po përgatit planet për kufizimin e çmimit
Ursula von der Leyen

RUSI- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, thotë se Bashkimi Evropian po përgatit plane për kufizimin e gazit të gazsjellësit rus. Në një postim në Twitter, ajo deklaroi gjithashtu se Komisioni i BE-së po përgatit propozime për të ndihmuar familjet dhe bizneset në nevojë të përballen me çmimet e larta të energjisë.

Ministrat e Energjisë nga vendet e BE-së po mbajnë një takim urgjent në Bruksel të premten, më 9 shtator për të diskutuar një përgjigje ndaj rritjes së çmimit të gazit, raporton CNN.

Më herët të hënën, Rusia fajësoi sanksionet perëndimore për ndërprerjen e furnizimit me gaz në Evropë përmes Nord Stream 1, duke thënë se ato do të rifillonin nëse ato sanksione hiqen. 

Von der Leyen akuzoi presidentin rus Putin se "përdor energjinë si armë duke shkurtuar furnizimin dhe manipuluar tregjet tona të energjisë".

lufta ukraine-rusi rusi ursula von der leyen bashkimi europian

Sondazh

Poll