Bota

Deklaratat e Erdogan, Greqia i përgjigjet me letra drejtuar Këshillit të Sigurimit, OKB-së dhe NATO-s

Dendias informoi menjëherë partnerët evropianë, përfshirë Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme Josep Borrell dhe SHBA-në të shtunën e kaluar.

5 Shtator 2022, 14:34 Nga d.a.
Deklaratat e Erdogan, Greqia i përgjigjet me letra drejtuar Këshillit
Dendias

GREQI- Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias do t'u dërgojë letra të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, si dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, duke iu përgjigjur deklaratave të paprecedentë të zyrtarëve turq në ditët e fundit. 

"Ne do t'i informojmë menjëherë aleatët dhe partnerët për përmbajtjen e deklaratave provokuese të ditëve të fundit për të bërë të qartë se kush po dinamizon kohezionin e NATO-s (Njoftimi i @GreeceMFA për deklaratat e egra dhe përtej çdo kufiri poshtëruese dhe kërcënimet e zyrtarëve turq)", shkroi Dendias në twitter.

Dendias informoi menjëherë partnerët evropianë, përfshirë Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme Josep Borrell dhe SHBA-në të shtunën e kaluar.

Sipas burimeve diplomatike, deklaratat e zyrtarëve turq do të citohen fjalë për fjalë në letra. Pala greke konsideron se teksti i këtyre deklaratave është aq skandaloz saqë çdo koment është i panevojshëm.

nikos dendias tensionet greqi-turqi

Sondazh

Poll