Bota

AXHENDA/ Erdogan viziton Serbinë, Kroacinë e Bosnje Hercegovinën, takime me homologët

Ajo qe bie në sy është fakti se presidenti turk Erdogan nuk do të vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën. Kujtojmë se Erdogan dhe kryeministri Rama kanë një marrëdhënie shumë të mirë. Rama e ka përmendur gjithmonë faktin se në kohën e pandemisë kur BE sipas Ramës i ktheu shpinën Shqipërisë, Turqia ishte aty për të na ndihmuar.

5 Shtator 2022, 13:59 Nga e.k
AXHENDA/ Erdogan viziton Serbinë, Kroacinë e Bosnje Hercegovinën,
Rexhep Tajip Erdogan dhe Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan do të zhvillojë një vzitë dy ditore në Ballkan. Ai do të vizitojë Serbinë, Kroacinë dhe Bosnje Hercegovinën. Vizita do të nisë nesër dhe destinacioni i parë do të jetë Bosnje Hercegovina ku do takohet me homologun e tij, Shefik Xhaferoviç.

Sipas zytrës së shtypit të kreut të shtetit turk thuhet se në takime se do të shqyrtohen marrëdhëniet dypalëshe, hapat për bashkëpunim, projektet e përbashkëta e investimet.

AXHENDA:

Më 6 shtator Presidenti Erdogan do të nisë vizitën e tij treditore në Bosnje dhe Hercegovinë, ku do të mbërrijë të martën dhe takohet me homolun e tij Shefik Xhaferoviç.

Më datë 7 shtator në ditën e tij të dytë të vizitës në Ballkan lideri turk do të  udhëtojë për në Beograd, kryeqytetin e Serbisë, ku do të bisedojë edhe me zyrtarë të këtij vendi.

Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, më 8 shtator do të përfundojë takimet në Ballkan me një vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë.

aleksander vucic rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll