Bota

Kryeministrja e re e Britanisë së Madhe, Truss: Falenderoj Borisin, e shkatërroi Putin! Fitore në vitin 2024

Fjalën e saj të parë, ajo e ka nisur me falenderime, duke mos e harruar kundërshtarin e saj, Rishi Sunac.

5 Shtator 2022, 13:36 Nga k.m.
Kryeministrja e re e Britanisë së Madhe, Truss: Falenderoj Borisin, e
Liz Truss

BRITANI E MADHE- Kryeministrja e re e Britanisë së Madhe, Liz Truss ka mbajtur fjalimin e saj të parë pas zgjedhjes në detyrën e re. Fjalën e saj të parë, ajo e ka nisur me falenderime, duke mos e harruar kundërshtarin e saj, Rishi Sunac. Ndërsa nuk ka harruar që të përmendë edhe paraardhësin e saj në detyrë, Boris Johnson.

"Është nder që të zgjidhem në këtë. Falenderoj familjen, shokët, kolegët. Jam mirënjohëse për suportin tuaj. E falenderoj kundërshtarin tim Rishi Sunac. Falenderoj edhe liderin në ikje, mikun tim, Boris Johnson. Boris, e përfundove Brexit, shkatërrove Putin. Admirohesh në Kiev. Kjo është partia më e madhe politike në tokë. E di që besimet e tona përfaqësojnë qytetarët britanikë. Kam garuar si konservatore dhe do të qeveris si e tillë. Do shkrutoj taksat dhe do rris ekonominë. Do ndihmoj në përballimin e rritjes së çmimitë të energjisë elektrike. Ne të gjithë do të përdorim talentet e partisë për të mirën e vendit. Miqtë e mi, e di se do të japim dhe vetëm do të japim. Do marrim edhe një fitore të madhe në vitin 2024,"-tha Truss.

liz truss kryeministri i ri i britanise

Sondazh

Poll