Bota

Përdhunimi i të miturës, vijojnë protestat në Prishtinë, qytetarët dhe aktivistët: Poshtë gjykata patriarkale

Pasi protestuan para Qeverisë së Kosovës, dhjetëra aktivistë e qytetarë kërkuan “shkarkim të gjykatësve patriarkalë”.

5 Shtator 2022, 14:08 Nga e.k
Përdhunimi i të miturës, vijojnë protestat në
Pamje nga protesta

PRISHTINË- Ka vijuar edhe ditën e sotme protesta në lidhje me rastin e përdhunimit të 11-vjeçares në Kosovë ku Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, ndodhet sot para Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Pasi protestuan para Qeverisë së Kosovës, dhjetëra aktivistë e qytetarë kërkuan “shkarkim të gjykatësve patriarkalë”.

“Poshtë gjykata patriarkale”, “Prokuroria i ka duart me gjakun e çikave“, janë disa nga thirrjet e protestuesve.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja e rëndë ndodhi më 27 gusht, ku përdhunimi për më shumë se 7 orë i vajzës së mitur, i cili raportohet se ka nisur në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një vend tjetër të panjohur. Sipas dyshimeve të para, fillimisht, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari, abuzuan seksualisht vajzën e mitur, ndërsa më pas ka shkuar edhe 26-vjeçari Ekrem Rexhepi, të cilin e kishte thirrur vëllai i tij Gent Rexhepi.

Aktualisht mësohet se 11 vjeçarja është dërguar në një qendër strehimore, ku po ndiqet nga afër dhe nga stafet mjekësore. Mësohet se Ekrem Rexhepi ka qenë i akuzuar për vjedhje dhe dhunë në familje.

Pas kësaj ngjarjeje, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqjen, teksa vendimi i tij është mirëpritur nga kryeministri Albin Kurti.

kosove

Sondazh

Poll