Bota

Letra e Macron dhe Scholz për Vuçiç, Brnabiç: Ne kurrë nuk jemi larguar nga vendimet e vështira

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, kanë thënë se Kosova dhe Serbia janë “në pritje të vendimeve të vështira”.

5 Shtator 2022, 13:23 Nga d.a.
Letra e Macron dhe Scholz për Vuçiç, Brnabiç: Ne
Ana Brnabiç

KOSOVË- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, sot ndodhet për një vizitë njëditore në Kosovë ku ajo iu drejtua të mbledhurve dhe më pas iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

"Mendoj se do të ishte me vend që të komentohej letra e tyre sepse ajo i ishte drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Por ne kurrë nuk kemi ikur nga vendimet e vështira, por i kemi zbatuar sa herë që kemi menduar se janë në interes të qytetarëve tanë dhe Serbisë" – tha Brnabiç.

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, kanë thënë se Kosova dhe Serbia janë “në pritje të vendimeve të vështira”.

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç lajmëroi më 1 shtator vizitën e saj në veri të Kosovës me leje të autoriteteve të vendit. Brnabiç shoqërohet në takim nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç. Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.  Ndërkohë që serbët vijnë në Kosovë, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitojnë Luginën e Preshevës.

ana brnabiç ne kosove

Sondazh

Poll