Politike

'Vendim i marrë nga Qeveria e mëparshme'/ Rama nga Laçi: Nuk e gjej dot shpjegimin pse i mbyllën specializimet

Rama u shpreh se Qeveria aktuale ka trashëguar një gropë të madhe dhe të pashpjegueshme të mungesës së specialistëve.

5 Shtator 2022, 13:33 Nga A.B
'Vendim i marrë nga Qeveria e mëparshme'/ Rama nga
Edi Rama

LAÇ-Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Laç, aty ku inaguroi spitalin e ri. Përballë personave të pranishëm, Rama u shpreh se Qeveria aktuale ka trashëguar një gropë të madhe dhe të pashpjegueshme të mungesës së specialistëve. Duke mos e shpjeguar dot se përse ka ndodhur kjo dukuri, Rama tha se Qeveria e tanishme po ofron kushte dhe ka vënë në dispozicion aparatura të cilat rrisin dëshirën e profesionistëve për të punuar. 

“Ne sot në sistemin spitalor kemi shpërndarje e prani më të plotë e të racionalizuar sesa kishim vite më parë kur trashëguam një gropë të madhe e të pashpjegueshme të mungesës së specialistëve prej mbylljes së specializimeve. Një vendim i marrë nga qeveritë e mëparshme që nuk ia gjejmë dot shpjegimin. Sot jemi në kushtet e harmonizimit të mjekëve të vjetër dhe atyre të rinjve që duke i ofruar kushte të tilla dhe duke i vënë në dispozicion aparatura, iu ushqejmë dëshirën që të vijojnë të punojnë në shërbim të njerëzve. Ndaj dua ta nis duke ju uruar mjekëve më me përvojë që këto vite të mbetura të shërbimit ti kalojnë sa më mirë, po ashtu dhe mjekëve të rinj e t’ia dalin t’i ofrojnë këtyre komuniteteve një shërbim cilësor. Për ti bërë njerëzit të ndihen mirë”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll