Bota

Tërmet vdekjeprurës në Afganistan, mbi 1 mijë të vdekur

5 Shtator 2022, 12:51 Nga d.a.
Tërmet vdekjeprurës në Afganistan, mbi 1 mijë të vdekur
termeti ne Afganistan

AFGANISTAN- Të paktën tetë persona kanë vdekur pasi një tërmet goditi gjatë natës verilindjen e Afganistanit, thanë zyrtarët mëngjesin e 5 shtatorit.

Numri i viktimave mund të rritet, tha për gazetarët zëdhënësi i provincës Kunar, Mawlavi Najibullah Hanif. Tërmeti prej 5.3 shkallësh të Rihterit goditi qytetin Xhalalabad, që gjendet në lindje të Afganistanit.

“Tërmeti i së dielës ka shkaktuar viktima në njerëz dhe dëme financiare”, tha Hanif.

Në qershor, një tërmet në Afganistan la të vdekur mbi 1.000 persona dhe shkatërroi disa vendbanime./REL/

termeti ne afganistan mawlavi najibullah hanif

Sondazh

Poll