Bota

Dhunohet për 2 orë në resortin luksoz biznesmenia në Greqi, dëshmia e partnerit: Jam çmendurisht xheloz për të

Partneri i saj, drejtues në një kompani, e ka sulmuar dhe pasi e ka goditur me grusht në fytyrë dhe trup duke e sharë me fjalë fyese.

5 Shtator 2022, 10:10 Nga A.B
Dhunohet për 2 orë në resortin luksoz biznesmenia në Greqi,
Foto ilustruese

GREQI- Një biznesmene është dhunuar nga partneri në Kolonasit. 'Protothema.gr' raporton se ngjarja ka ndodhur të dielën në mëngjes. Partneri i saj, drejtues në një kompani, e ka sulmuar dhe pasi e ka goditur me grusht në fytyrë dhe trup duke e sharë me fjalë fyese. Ky person është arrestuar nga Policia dhe sot është dërguar në Prokurorinë e Naxosit. 

Makthi për biznesmenen 39-vjeçare nga Kolonaki filloi gjysmë ore pas mesnatës së së shtunës. Siç ka raportuar në Polici, i dashuri i saj 38-vjeçar, me të cilin është prej disa muajsh bashkë është çmendurisht xheloz për të. Ato ndodheshin në një resort luksoz në Chora të ishullit kur burri filloi të shante duke e kapur në qafë dhe goditur me grusht në të njëjtën kohë.

E gjithë dhuna ndaj biznesmenes zgjati 2.5 orë, duke filluar nga holli i hotelit dhe duke përfunduar në dhomë. Në orën 09:25 të mëngjesit të së dielës, 38-vjeçari është paraqitur në Polici, ku personat e Komisariatit të Koufonisias e kanë vënë në pranga dhe ndaj tij kanë ngritur kallëzim për veprën e fyerjes dhe 'dhunë në familje'.

dhunohet biznesmenja ne greqi greqi

Sondazh

Poll