Sport

FORMULA 1/ Verstappen fiton dhe bën të lumtur tifozët holandezë, Ferrari sheh 'tmerr' në pit-stop

Max Verstappen fiton Çmimin e Madh të Holandës në raundin e 15-të të Formula 1. Një garë e menaxhuar mirë nga Red Bull kundër një Mercedes të rigjeneruar

4 Shtator 2022, 17:24 Nga DOSJA

FORMULA 1/ Verstappen fiton dhe bën të lumtur tifozët

HOLANDË- Max Verstappen fiton Çmimin e Madh të Holandës në raundin e 15-të të Formula 1. Një garë e menaxhuar mirë nga Red Bull kundër një Mercedes të rigjeneruar: 'Shigjetat e Argjendta' përpiqen të diversifikojnë strategjinë midis Leëis Hamilton dhe George Russell.

Shtatë herë kampioni i botës e nis garën me gomat mesatare kundrejt atyre të buta të pjesës tjetër të rrjetit. Në këtë mënyrë përfiton edhe Charles Leclerc, i cili ngjitet në podium në një fundjavë shumë të komplikuar edhe një herë në të cilën performanca ishte dukshëm e dobët.

Fundjava e Carlos Sainz ishte edhe më e zezë, me dy ndalime të gabuara në pit stop: në të parën mekanikët dolën pa gomë të pasme, në të dytën spanjolli u përball me një penalitet dhe kështu u mbyll në vendin e tetë. Rusell i Mercedes e mbylli në vendin e dytë garën, ndërsa, Hamilton nuk arriti të prekte podiumin pasi e mbylli i katërti.

E.Ç (Dosja.al)

formula 1 verstappen

Sondazh

Poll

Sport 4 Shtator 2022, 12:17

Ten Hag paralajmëron sërish Ronaldon...

ANGLI - Erik ten Hag, trajneri i Manchester United, vuri në dukje sërish Cristiano Ronaldon, duke lënë të kuptohet se portugez 37-vje...