Sport

Partizani është super në tre javë kampionat, Egnatia kthehet në 'tmerr' për Vukicevic

Partizani vazhdon të kalojë një moment fantastik në Kategorinë Superiore. Pas tri javësh kampionat, skuadra kryeqytetase merr fitoren e radhës ndaj Bylisit në transfertë me shifrat 0-1 dhe vazhdon të kryesojë e vetme me pikë të plota.

4 Shtator 2022, 17:10 Nga DOSJA

Partizani është super në tre javë kampionat, Egnatia kthehet

SHQIPËRI- Partizani vazhdon të kalojë një moment fantastik në Kategorinë Superiore. Pas tri javësh kampionat, skuadra kryeqytetase merr fitoren e radhës ndaj Bylisit në transfertë me shifrat 0-1 dhe vazhdon të kryesojë e vetme me pikë të plota.

Goli i vetëm dhe i fitores për Partizanin u realizua nga Skuka në minutën e 31’.Pas raundit të tretë Bylis renditet në vend të 5 me 4 pikë, teksa Partizani mban kreun me 9 pikë. Egnatia kthehet në tmerr për trajnerin e Laçit, Dejan Vukicevic. Sezonin e kaluar humbja ndaj ekipit rrogozhinas solli edhe shkarkimin e tij, ndërsa po ditën e sotme, Egnatia fiton me shifrat 0-1.

Goli do të shënohej minutën e 46’ me Delarge. Pas javës së tretë të Superiores Laçi renditet në vend të 8 me 3 pikë, ndërsa Egnatia në vend të 7 po me 3 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

partizani superiore

Sondazh

Poll

Sport 4 Shtator 2022, 12:17

Ten Hag paralajmëron sërish Ronaldon...

ANGLI - Erik ten Hag, trajneri i Manchester United, vuri në dukje sërish Cristiano Ronaldon, duke lënë të kuptohet se portugez 37-vje...