Sport

Dëmtohet Dani Olmo, rrezikon grumbullimin për në botërorin “Katar 2022”…

Ai ka pësuar një dëmtim të ligamentit në gju, një skenar që nëse konfirmohet pas kontrolleve mjekësore që do të kryhen të dielën, duhet ta lënë mesfushorin jashtë opsioneve të Luis Enrique.

4 Shtator 2022, 10:08 Nga DOSJA

Dëmtohet Dani Olmo, rrezikon grumbullimin për në botërorin

GJERMANI - Mesfushori sulmues Dani Olmo është në rrezik për praninë e tij në Botërorin 2022 me kombëtaren e Spanjës. Lojtari i RB Leipzigut, këtë të shtunë, në minutën e 11-të të ndeshjes kundër Eintracht Frankfurt, ai është dëmtuar, duke vënë në dyshim praninë e tij në botëror.

Shtypi gjerman raporton se Olmo ka pësuar një dëmtim të ligamentit në gju, një skenar që nëse konfirmohet pas kontrolleve mjekësore që do të kryhen të dielën, duhet ta lënë mesfushorin jashtë opsioneve të Luis Enrique për thirrjen në Kupën e Botës në Katar.

Dani Olmo, 24 vjeç, është një lojtar i pranishëm në ekipin kombëtar spanjol, duke shënuar katër gola në 24 ndeshje. Për RB Leipzig, një klub, ku luan që nga janari 2020, ai ka shënuar 18 gola dhe 21 asistime në 99 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll