Sport

Media italiane vlerëson Jose Mourinhon, si ‘Trajneri më i mirë’ për gushtin në Seria A…

Çmimi do të jepet para takimit me Atalantën, i planifikuar për më 18 shtator. Ky vlerësim u përcaktua nga një juri e përbërë nga drejtorë të gazetave sportive italiane

4 Shtator 2022, 10:19 Nga DOSJA

Media italiane vlerëson Jose Mourinhon, si ‘Trajneri më i

ITALI - Tre fitore dhe një barazim, gjashtë gola të shënuar dhe vetëm një i pësuar. Ky është ‘rekordi’ pothuajse perfekt i Romës në gusht në katër ndeshjet e para të Serisë A dhe që shërbeu si bazë për dallimin e José Mourinhos’ si trajneri i muajit në kompeticion.

Çmimi do të jepet para takimit me Atalantën, i planifikuar për më 18 shtator, pasi, ndërkohë, romakët do të kenë dy ndeshje (Udinesen dhe Empolin). Ky vlerësim u përcaktua nga një juri e përbërë nga drejtorë të gazetave sportive, duke marrë parasysh performancën e ekipit, cilësinë e lojës dhe lojën e ndershme.

“José Mourinho është konfirmuar edhe një herë si një nga trajnerët më të mirë në ligën tonë. Trajneri portugez ka mundur të përcjellë ambiciet e mëdha të ambientit të verdhekuqve, duke i shndërruar në rezultate në fushë. Aftësitë e jashtëzakonshme motivuese, njohuritë e tij taktike dhe aftësia për të ngritur performancën e lojtarëve të tij, i lejuan Romës që ta niste këtë sezon në mënyrën më të mirë dhe të pushtonte majën e renditjes, me tre suksese në katër ndeshje dhe vetëm një gol të pësuar,”- thuhet në njoftimin e bërë nga administratori i Legas, Luigi De Siervo.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll