Sport

Ten Hag paralajmëron sërish Ronaldon...

Sipas trajnerit holandez para-sezoni është baza e gjithçkaje. “Ne luajmë futboll ndryshe nga sezoni i kaluar, nuk ka krahasim”,- tha ai.

4 Shtator 2022, 12:17 Nga DOSJA

Ten Hag paralajmëron sërish Ronaldon...

ANGLI - Erik ten Hag, trajneri i Manchester United, vuri në dukje sërish Cristiano Ronaldon, duke lënë të kuptohet se portugez 37-vjeçar do të vazhdojë të ketë një vend në stolin e zëvendësuesve.
“Siç e dimë të gjithë, ai nuk ishte në para-sezon, i cili është baza e gjithçkaje, kryesisht për shkak të mënyrës se si luajmë. Ne luajmë futboll ndryshe nga sezoni i kaluar, nuk ka krahasim. 

Kërkohet bashkëpunim dhe pozicionim korrekt, me ose pa top. Për sa i përket indekseve fizike, gjithçka varet nga përgatitja e sezonit”,- filloi duke shpjeguar trajneri holandez në konferencën për shtyp të ndeshjes së kësaj të diele me Arsenalin.


Për Ronaldon, Ten Hag tha gjithashtu: “Unë do të jem miku tij dhe ndonjëherë edhe i mësuesi tij. Do të varet nga situata.” Duhet kujtuar se lojtari i kombëtares portugeze ka luajtur vetëm një herë këtë sezon. Në tre ndeshjet e fundit ai u përdor si zëvendësues dhe Manchester United... fitoi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll