Aktualitet

Tentoi të grabiste kasafortën, arrestohet 42-vjeçari në Himarë, dy të tjerë në kërkim

12 Gusht 2019, 18:37 Nga DOSJA
Tentoi të grabiste kasafortën, arrestohet 42-vjeçari në

HIMARË– Policia e Himarës ka arrestuar një 42-vjeçar nga Vlora, i cili tentoi që të grabiste bashkëqytetarin e tij.

42-vjeçari i arrestuar me iniciale G.V. në bashkëpunim me dy persona të tjerë provuan të grabisnin kasafortën e F.Q. në shtëpinë e këtij të fundit.

Grabitësit nuk ia dolën të merrnin sende me vlerë apo para, ndërsa dy personat e tjerë janë shpallur në kërkim nga policia.

NJOFTIMI I PLOTË:

‘Himarë

Tentohet të vidhet kasaforta e një një banese në Himarë, vihet në pranga një nga autorët.

Më datë 12.08.2019, Shërbimet e Policisë të Komisariatit Himarë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit G.V., 42 vjeç, banues në Vlorë.

42 vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë ende të paidentifikueshëm, kanë tentuar të vjedhin në banesë kasafortën e shtetasit F.Q., por nuk kanë arritur të marrin asgjë.

Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale ‘Vjedhje e mbetur në tentativë’ kryer në bashkëpunim”.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitje ne himare himarë policia e himares grabitje ne himare himarë policia e himares

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Gusht 2019, 17:52

BERAT- Pronarët e guroreve në malin e Tomorrit janë konfrontuar me policinë, pasi këta të fundit i kanë penguar në punën e tyre.Ngjarja ka ndodhur mesditën e so...