Aktualitet

Digjen ullishtet në Fier/ Banori: Zjarrëfikësja vonoi 4 orë, taksat paguhen dhe rrugë nuk ka (Video)

12 Gusht 2019, 16:42 Nga DOSJA
Digjen ullishtet në Fier/ Banori: Zjarrëfikësja vonoi 4 orë,

I menjëhershëm, ka qenë reagimi i banorëve të zonës së Patosit, pas zjarrit që përfshiu sot sipërfaqen e tyre me ullishte.

Sipas banorëve, shkak për argavimin e situatës dhe përhapjen e flakëve, ka qenë mungesa e rrugës, që i ka pamundësuar ardhjen në kohë të zjarrëfikëses.

“U dogjën të gjitha, nuk ka rrugë. Erdhi zjarrëfiksja mbas katër orësh, nuk ka rrugë ku të kalojnë. Taksat paguhen dhe rrugë nuk ka. Dhe janë 2-3 vjet, këtë punë kemi. Në dëm ekonomik, llogaritë një rrënjë ulli sa punë do gjatë vitit. Ne këmi 120 rrënjë ullinj, vëllezërit e mi kanë nga 300, 400 rrënjë. Llogaritë dhe të tjerët që kanë nga 1000 rrënjë. është turp, është gjynah, punojmë tërë vitin dhe kur vjen puna nuk marrim as atë që harxhojmë.” – u shpreh banori i zonës.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fier patos fier patos

Sondazh

Poll