Aktualitet

Rama e quan histeri mbrojtjen e Teatrit, Euronews i kushton artikull: Tashmë letrat janë hapur nga të dyja palët

12 Gusht 2019, 16:58 Nga DOSJA
Rama e quan histeri mbrojtjen e Teatrit, Euronews i kushton artikull:

TIRANË– Mediat e huaj “Euronews” i ka dedikuar një artikull çështjes së prishjes së Teatrit Kombëtar.

Sipas Euro News, artistët dhe qytetarët janë duke luftuar në një betejë me qeverinë për të mbrojtur një pjesë të trashëgimisë kulturore.

Artikulli i plotë i Euro News

Fati i Teatrit Kombëtar të Shqipërisë mbetet në këmbë ndërsa protestuesit vazhdojnë ruajtjen e tij.

Ata janë duke luftuar një betejë me qeverinë që ka nisur një përpjekje për të rrëzuar ndërtesën e vitit 1939 dhe për të ndërtuar një të re, së bashku me blloqet e kullave të banimit që do të zotërohen nga investitorët privatë.

Mosmarrëveshja për projektin e rindërtimit është shumë e politizuar.Përfaqësuesi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Kastriot Çipi është shumë i pakënaqur me procesin:

“Nuk ka pasur konsultime publike, askush nuk dëshiron të dijë për atë që ndjejnë artistët dhe qytetarët. Dhe kështu kjo është bërë një luftë për të mbrojtur dhe ruajtur demokracinë në këtë vend dhe për t’i thënë ndal aleancës së bizneseve dhe politikanëve të korruptuar”.

Protestuesit filluan ruajtjen e teatrit vitin e kaluar dhe ka vazhduar për muaj me protestë. Por muajin e kaluar autoritetet erdhën për të filluar heqjen e materialeve të brendshme, duke shkaktuar edhe pëërplasje me policinë që kishte ardhur për të penguar artistët në mbrojtje të teatrit.

Aktorët vullnetarë janë duke dhënë tre shfaqje në javë këtu për të mbledhur fonde për fushatën në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Protestuesit thonë se kjo nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e ndërtesës fizike, por edhe për mbrojtjen e historisë së saj. Ky ishte vendi i parë ku u zhvilluan gjyqet komuniste, pasi Shqipëria u çlirua në vitin 1945.

Protestuesit gjithashtu thonë se toka publike shtesë që qeveria do do t’i japë kompanisë private të ndërtimit për të ndërtuar kulla banimi, shkelur të drejtat e njerëzve të Tiranës.

Taulanta Jupi, pedagoge në Universitetin e Tiranës është e bindur se po bëjnë gjënë e duhur:

“Ne po i përgjigjemi dhunës së tyre me artin tonë dhe kjo është porosia më e rëndësishme që teatri mund t’i japë politikës.”

Autoritetet thonë se teatri është shumë i nxehtë në verë dhe shumë i ftohtë në dimër-dhe shumë nga komuniteti artistik në Shqipëri që marrin fonde nga qeveria kanë kërkuar një teatër të ri.

Ndërsa kryeministri shqiptar Edi Rama për EuroNews është shprehur se protesta është thjesht histeri dhe se i gjithë procesi është bërë si duhet përmes marrëveshjeve me BE.

Letrat janë hapur në të dy palët dhe përfundimisht perdja do të bjerë dhe fati i Teatrit Kombëtar të Shqipërisë do të vendoset.

Ndërkohë ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Disa javë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Ky i fundit deklaroi se teatri do të shpallet monument kulture dhe nënshkroi një marrëveshje me artistët. Artistët kanë nisur Festivalit për Ruajtjen e Teatrit, ku do të vendosen shfaqe të ndryshme. Michelle Placido i njohur si Komisar Katani do të jetë një nga aktorët që do performojë në TK.

Marrë dhe përshtatur nga: Euronews

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet euronews per teatrin kryeministri rama ngujimi te teatri kombëtar shembja e teatri kombetar euronews per teatrin kryeministri rama ngujimi te teatri kombëtar shembja e teatri kombetar

Sondazh

Poll