Aktualitet

‘U zgjuam me breshëri kallashnikovi’/ Dëshmia e qytetarit, ç’ndodhi në vendin ku gjet i pajetë 23-vjeçari në Fier

12 Gusht 2019, 16:20 Nga DOSJA
‘U zgjuam me breshëri kallashnikovi’/ Dëshmia e qytetarit,

FIER– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një 23-vjeçar është vrarë me thikë dhe më pas është hedhur në një kanal. 

Viktima Florian Selimi me origjinë nga Tropoja është gjetur në orën 07:00 të mëngjesit, në një kanal te vendi i quajtur “Kthesa e Hamilit”.

Një qytetar ka treguar për JOQ, se në zonë ka pasur të shtëna në këtë zonë, por nuk tregon me siguri nëse kanë lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit. Sipas tij të shtënat me armë kanë zgjatur për 20 deri në 30 sekonda.

Mesazhi i plotë:

Miremengjes JOQ, te zgjohesh me te shtena k*llashi ne 2019?  Vetem ne Fier esht e mundur!! Uroj mos te ket v*ktima! nuk e di nese te shtenat kan lidhje me vrasjen, po ato ndodhen shum pran vendit ku u gjet ai djali 23 vjec, nuk e di nese e kan kap duke vjedh apo dicka po te shtenat ishin shum pran rruges hamilit…. gjuajtjet ne fillim ishin automatike rreth 3 sekonda, pastaj teke nje nga nje me frekuenc 0.5 deri ne 2 sekonda gjuajtjet zgjaten rreth 20-30 sekonda.. Banoret e zones jan ne brendesi kush gjuajti jam 100% i sigurt!”

Florian Selimi, 23 vjeç nga Tropoja, u gjet rreth orës 7 të mëngjesit i pajetë  në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”, Fier.  Trupi i tij është pikasur nga banorët e zonës dhe më pas është njoftuar policia.

Pranë trupit të viktimës ishte makina në pronësi të tij, me kofano hapur dhe pa njërën prej gomave. Selimi është arrestuar në 2015 me akuzën se kishte vjedhur një makinë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fier florian selimi vritet florian selimi fier florian selimi vritet florian selimi

Sondazh

Poll