Aktualitet

12 Gusht 2019, 17:52 Nga DOSJA

BERAT- Pronarët e guroreve në malin e Tomorrit janë konfrontuar me policinë, pasi këta të fundit i kanë penguar në punën e tyre.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ku blutë e Beratit bllokuan kamionet e firmave në aksin Novaj-Tomorr, gjë që solli edhe përplasje mes tyre.

Pronarët e guroreve kërkuan që të rinisin punën pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila hodhi poshtë vendimin e qeverisë për të zgjeruar zonën e mbrojtur në malin e Tomorrit.

Hapeni rrugën! Ne do ikim në punë. Na dha të drejtë gjykata. Mos të bëhemi problem. Ndryshe ikim në këmbë. Qenë bir qeni! Kriminela!,”-thonë punëtorët. 

Gjykata Administrative e Tiranës më 3 gusht ka hedhur vendimin e Këshillit të Ministrave që parashikonte zgjerimin e zonës së mbrojtur në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorrit. Banorët janë indinjuar nga vendimi duke nënshkruar një peticion kundër vendimit të Administratives. Ndërsa ministri i Turizmit Blendi Klosi ka premtuar apelimin në Gjykatën e Lartë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet blendi klosi gurore mali i tomorrit mbyllen guroret blendi klosi gurore mali i tomorrit mbyllen guroret

Sondazh

Poll