Bota

Lideri çeçen heq dorë nga pushteti? Kadyrov: Do largohem për një kohë të gjatë

Është e paqartë se çfarë do të bëjë më pas Kadyrov, i cili besohet se ka marrëdhënie të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin.

3 Shtator 2022, 21:12 Nga DOSJA
Lideri çeçen heq dorë nga pushteti? Kadyrov: Do largohem
Ramzan Kadyrov

RUSI- Ramzan Kadyrov, udhëheqësi i rajonit çeçen të Rusisë, tha në Telegram më 3 shtator se po planifikon të marrë një pushim "të pacaktuar dhe të gjatë" nga posti i tij, megjithëse disa ekspertë vunë në dyshim sinqeritetin e njoftimit të tij.

45-vjeçari Kadyrov ka qeverisur republikë ruse të Çeçeninsë që nga viti 2007 dhe është udhëheqësi më jetëgjatë i një rajoni rus.

“E kuptova që kam mbajtur këtë pozicion për një kohë të gjatë”, ka shkruar ai. "Mendoj se ka ardhur koha [për të lënë pushtetin]".

Është e paqartë se çfarë do të bëjë më pas Kadyrov, i cili besohet se ka marrëdhënie të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin.

Nën sundimin e tij, rajoni është akuzuar për shkelje masive të të drejtave të njeriut.

Kadyrov në mars thuhet se udhëtoi për në Ukrainë, ku besohet se anëtarët grupit të tij luftojnë përkrah forcave të rregullta ruse.

Njësitë paramilitare çeçene gjerësisht konsiderohen si forca të frikshme ushtarake. Në të kaluarën janë dislokuar, gjoja me autorizimin e Qeverisë, në lindje të Ukrainës, por edhe në shtetet e tjera si Siria.

Marrë nga REL

ramzan kadyrov

Sondazh

Poll