Bota

Frikë në Misisipi, një person kërcënon të përplasë një avion të vogël në një dyqan Walmart

Guvernatori i Misisipit Tate Reeves tha se forcat e rendit po ndjekin nga afër situatën e rrezikshme.

3 Shtator 2022, 18:42 Nga DOSJA
Frikë në Misisipi, një person kërcënon të
Foto Ilustruese

Policia thotë se piloti i një aeroplani të vogël që ka qenë duke ftuturuar mbi Tupelo në Misisipi kërcënoi të përplaset me një dyqan Walmart.

Departamenti i policisë bëri të ditur se dyqani dhe disa të tjerë rrotull tij janë evakuuar.

Policia arriti të kontaktojë drejtpërdrejt me pilotin. Avioni po fluturonte në zonë prej orës 5 të mëngjesit të së shtunës dhe qëndroi në ajër më shumë se katër orë.

Guvernatori i Misisipit Tate Reeves tha se forcat e rendit po ndjekin nga afër situatën e rrezikshme.

Mediat amerikane thonë se aktualisht autoritetet e kanë humbur kontaktin me pilotin dhe nuk e dinë vendndodhjen e avionit.

Marrë nga VOA

misisipi

Sondazh

Poll