Greqia i përgjigjet kërcënimit të Erdogan: Ka deliruar, do njoftojmë ndërkombëtarët!
Në njoftim theksohet se do të informojnë menjëherë aleatët dhe partnerët tanë për përmbajtjen e deklaratave provokuese të ditëve të fundit.
GREQI- Greqia i është përgjigjur Presidentit të Turqisë, Recep Tayip Erdogan, i cili kërcënoi vendon sot kur kujtoi historinë e Izmirit. Një njoftim, pas deklaratave të reja provokuese të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, Ministria e Jashtme greke thotë se nuk do të bjerë pre e kërcënimeve të Turqisë. Në njoftim theksohet se do të informojnë menjëherë aleatët dhe partnerët tanë për përmbajtjen e deklaratave provokuese të ditëve të fundit.
Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:
Greqia nuk do të ndjekë Turqinë për deklaratat e kërcënimet që kanë kaluar çdo kufi. Ne do të informojmë menjëherë aleatët dhe partnerët tanë për përmbajtjen e deklaratave provokuese të ditëve të fundit, për të bërë të qartë se kush po e dinamizon kohezionin e aleancës sonë në një periudhë veçanërisht të rrezikshme. Në të njëjtën kohë, ne do të vazhdojmë të operojmë, bazuar në rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe të ligjit të detit, si një shtyllë stabiliteti dhe sigurie për rajonin më të gjerë.
Çfarë tha Erdogan më herët?
Ai ndodhej në eventin teknologjik “TEKNOFEST”, kur sfidoi Greqinë. Me kërcënime të drejtpërdrejta, presidenti turk sfidoi drejtpërdrejt sovranitetin grek mbi ishujt e Egjeut dhe pohoi se Ankaraja është e gatshme të bëjë gjithçka që është e nevojshme kur të vijë koha, duke kujtuar Izmirin e vitit 1922.
“Grekë, shikoni historinë, kthehuni në histori, nëse shkoni shumë larg çmimi do të jetë i rëndë. Kemi vetëm një fjalë për Greqinë, mos harroni Izmirin,”- tha Erdogan.
Sondazh
11 ditë pa ujë e ushqim në banakun frigoriferik, shpëtohet peshkatari në Oqeanin Atlantik
Peshkatari Një peshkatar është shpëtuar 11 ditë pasi kishte qëndruar pa ujë dhe pa ushqim në një banak frigori...
Erdogan-Putinit: Turqia do ndërhyjë për centralin e Zaporizhjas
Foto Ilustruese TURQI- Turqia mund të ndërmjetësojë përplasjet mes Moskës dhe Kievit] për termocentralin bërthamor ...
Mbështetje e hapur, Serbia po jep gjithnjë e më shumë pasaporta për qytetarët rusë
Foto Ilustruese SERBI- Nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia deri më 24 gusht, Qeveria e Serbisë u dha shtetësinë 29 ...
Kalifornia nën temperatura të larta rekord
Foto Ilustruese KALIFORNI- Temperatura rekord janë regjistruar në Kaliforni, ndërsa autoritetet po përpiqen që të hapin qendr...
Frikë në Misisipi, një person kërcënon të përplasë një avion të vogël në një dyqan Walmart
Foto Ilustruese Policia thotë se piloti i një aeroplani të vogël që ka qenë duke ftuturuar mbi Tupelo në Misisipi kë...
Zhduket mësuesja në SHBA, 34-vjeçarja u rrëmbye teksa vraponte
SHBA- Një mësuese shkolle nga Tennessee në SHBA, Eliza Fletcher, 34 vjeçe është zhdukur pa gjurmë. Mediat shkruajnë ...
Zonja e parë e Ukrainës: Nëse britanikët numërojnë qindarkat, ne numërojmë viktima
Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenskyy UKRAINË- Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenskyy ka kërkuar sërish mbësht...
Rimarrja e Krimesë, ish-kancelari gjerman kundër Zelenskyy-t: Ide e pakuptimtë
Gerhard Schroeder GJERMANI- "Nuk ka asnjë perspektivë që Ukraina të rimarrë Krimenë me forcë, pasi shumica dërrmues...
Erdogan paralajmëron Athinën: Do paguash çmim të lartë, kujto Izmirin
Recep Tayip Erdogan TURQI- Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan ka paralajmëruar Athinën. Mediat turke shkruajnë se Erdogan teksa n...
VD- Një person rrëmben avionin dhe kërcënon se do përplaset, evakuohen disa dyqane
Itinerari i avioneve SHBA- Një aeroplan i vjedhur fluturoi mbi veriun e Misisipit të shtunën në mëngjes duket rrezikuar që t&...
