Bota

Serbi dhe turku shkaktojnë KAOS në fabrikën e “MERCEDES” në Gjermani, kanë vjedhur qindra kamio e motorra

Sipas faqes së internetit mercedesfans.de, serbi dhe kolegu i tij janë arrestuar në mesin e gushtit, gjë që është bërë e ditur nga policia dhe prokuroria në Shtutgart.

3 Shtator 2022, 12:50 Nga k.m.
Serbi dhe turku shkaktojnë KAOS në fabrikën e
Foto ilustruese

GJERMANI- Një 52-vjeçar serb dhe kolegu i tij, një turk 57 vjeç, dyshohet se kanë vjedhur 500 kambio automatike dhe 100 motorë nga fabrika e Mercedesit në Shtutgart. Sipas faqes së internetit mercedesfans.de, serbi dhe kolegu i tij janë arrestuar në mesin e gushtit, gjë që është bërë e ditur nga policia dhe prokuroria në Shtutgart.

"Dyshohet se kanë pasur edhe bashkëpunëtorë të tjerë. Dyshohet se nga shkurti i vitit 2020 deri në arrestimin e tyre, ata kanë vjedhur më shumë se 100 motorë dhe 500 kuti ingranazhesh nga magazina qendrore e kompanisë, – thuhet në njoftimin zyrtar.

Kompania, siç raportojnë mediat serbe, ka vërejtur se mungonin një numër i madh i pjesëve të makinave.

"Gjatë kontrollit në disa banesat e tyre dhe magazina që kanë përdorur, policia ka arritur të mbledhë prova, si dhe janë gjetur pjesë të motorreve. Tani për tani janë nisur kërkimet për dy persona të tjerë."

Se si të dyshuarit kanë arritur t'i nxjerrin pjesët e veturës nga magazina nuk është zbuluar, por mendohet se i kanë çmontuar pjesë-pjesë dhe më pas i kanë montuar sërish. 

gjermani

Sondazh

Poll