Aktualitet

Policia blindon Fierin, kontrolle të befasishme të automjeteve në rrugët e qytetit

Policia po kërkon një mjet tip "Volksvagen", me të cilët po udhëtonin punonjësit e Policisë së Shtetit, Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj. 

2 Shtator 2022, 22:56 Nga k.m.
Policia blindon Fierin, kontrolle të befasishme të automjeteve në
Foto ilustruese

FIER- Policia e Shtetit ka kryer mbrëmjen e kësaj të premteje kontrolle të shumta në rrugët e qytetit të Fierit dhe Vlorës, fill pas atentatit ndaj dy efektivëve të Policisë. Policia po kërkon një mjet tip "Volksvagen", me të cilët po udhëtonin punonjësit e Policisë së Shtetit, Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj. 

Deri më tani, policët u kanë rrëfyer kolegëve të tyre në Komisariatin e Vlorës se shkak për atentatin është bërë konflikti për një parakalim të gabuar.

Megjithatë nuk përjashtohen pistat e tjera që po hetohen nga Policia. Nuk përjashtohet mundësia që efektivët që të jenë qëlluar për shkak të detyrës pasi Anxhelo Breshani është punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Vlorës, ndërsa tjetri Nako Mehmetaj shërben pranë Policisë Kufitare Sarandë. 

atentat 2 policeve ne vlore vlore

Sondazh

Poll