Aktualitet

Atentati në Vlorë/ ‘Audi’ ku ndodheshin policët me targa "MB", njëri prej efektivëve ishte hetuar nga AMP

Dy policët nuk kanë qenë me uniformë, por makina tip ‘Audi’ ka pasur nje shenjë dalluese që i përkiste një punonjësi të Policisë së Shtetit.

2 Shtator 2022, 22:51 Nga k.m.
Atentati në Vlorë/ ‘Audi’ ku ndodheshin policët me
Pamje nga atentati në Vlorë

VLORË- Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me atentatin e sotëm me armë zjarri në Vlorë ndaj dy policëve, Nako Mehmetaj dhe Anxhelo Breshani. Deri më tani, burime për "Syri" bëjnë me dije se në momentin e atentatit, dy policët nuk kanë qenë me uniformë, por makina tip ‘Audi’ ka pasur nje shenjë dalluese që i përkiste një punonjësi të Policisë së Shtetit.

Po ashtu, mjeti tip "Audi" është me targa MB (Ministria e Brendshme), ka një tabelë dhe blice si të policisë te fenerët kryesorë. Gjithashtu është bërë me dije se njëri nga policët ka qenë i hetuar nga Agjensia e Mbikqyrjes Policore.

Policët u kanë rrëfyer kolegëve të tyre në Komisariatin e Vlorës se shkak për atentatin është bërë konflikti për një parakalim të gabuar.

Megjithatë nuk përjashtohen pistat e tjera që po hetohen nga Policia. Nuk përjashtohet mundësia që efektivët që të jenë qëlluar për shkak të detyrës pasi Anxhelo Breshani është punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Vlorës, ndërsa tjetri Nako Mehmetaj shërben pranë Policisë Kufitare Sarandë.

atentat dy policeve ne vlore vlore anxhelo breshani nako mehmetaj

Sondazh

Poll