Aktualitet

'Edhe ne gratë kemi ngrënë ndonjë grusht’/ Partnerja e Arsen Muskurtit: Kishte shumë konflikte

Në një intervistë për Euronews Albania, ajo tha se viktima, vëllai i bashkëshortit të saj ishte shumë konfliktual, kishte një temperament të vështirë dhe ishte gjithmonë shkaku i konflikteve.

2 Shtator 2022, 21:18 Nga I.A
'Edhe ne gratë kemi ngrënë ndonjë grusht’/
Arsen Muskurtit

TIRANË- Bashkëshortja e Arsen Muskurtit, Erisa Haspepa rrëfeu se konfliktet mes vëllezërve Muskurti zgjasnin prej 5-6 vjetësh me kërcënime dhe sherre të vazhdueshme. Në një intervistë për Euronews Albania, ajo tha se viktima, vëllai i bashkëshortit të saj ishte shumë konfliktual, kishte një temperament të vështirë dhe ishte gjithmonë shkaku i konflikteve.

Kemi pasur vazhdimisht konflikte, prej 5-6 vjetësh. Por që do të arrinte deri këtu s’ma merrte mendja. Një herë kërcënoheshin, pastaj rriheshin, i ndjeri kishte një temperament shumë të vështirë, e kërcënonte vazhdimisht. Im shoq ka qenë më i qetë, por mesa duket edhe qetësia ka një limit. Edhe ne gratë kemi ngrënë ndonjë grusht kur jemi futur në mes të sherrit të vëllezërve. Edhe viktima, bashkëshortja ka qenë shumë konfliktuale”, u shpreh ajo.

38-vjeçari Arsen Muskurti vrau më 30 gusht Alban dhe Nora Muskurtin brenda biznesit të tyre, pas konflikteve të vazhdueshme për pronat. Muskurti u la në arrest me burg nga Gjykata e Tiranës. Ndaj tij janë ngritur dy akuza: “Vrasja në rrethana cilësuese” kundër dy ose më shumë personave dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

arsen muskurti erisa haspepa

Sondazh

Poll