Aktualitet

Ishin 2? Makina u erdhi paralel, si iu bë atentat policëve në Vlorë, autorët qëlluan, por pa shënjestër

Dy policët Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj janë qëlluar me armë teksa ishin duke udhëtuar me një makinë private tip fuoristradë tip “Audi”. Në një nga rrugët e qytetit, më konkretisht në lagjen "Partizani", pranë tyre është afruar një makinë tip “Volkswagen”.

2 Shtator 2022, 20:57 Nga k.m.
Ishin 2? Makina u erdhi paralel, si iu bë atentat policëve në
Foto nga vendi i ngjarjes

VLORË- Zbulohen detaje të tjera lidhur me atentatin e ndodhur në Vlorë, ndaj dy punonjësve të Policisë së Shtetit. Mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:40, dy policët Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj janë qëlluar me armë teksa ishin duke udhëtuar me një makinë private tip fuoristradë tip “Audi”. Në një nga rrugët e qytetit, më konkretisht në lagjen "Partizani", pranë tyre është afruar një makinë tip “Volkswagen”. Duke menduar që mjeti po kalonte rastësisht, policët i kanë hapur rrugën, por pikërisht në momentin që dy mjetet ishin paralel me njëri-tjetrin, një person ende i paidentifikuar u ka nxjerrë armën nga xhami duke qëlluar në drejtim të policëve.

Për fat të mirë, të dy ata i kanë shpëtuar plumbave, të cilët goditur makinën, ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja. Për të grumbulluar sa më shumë prona që mund të çojnë në kapjen e autorit, në terren kanë zbarkuar ekspertë të kriminalistikës që po marrin gjurmët për të shkuar te autorët. Ndërkohë që ende nuk dihet shkaku se përse është qëlluar ndaj efektivëve. Po ashtu, deri më tani raportohet se autorët e atentatit mund të jenë dy persona, njëri shofer dhe tjetri, ai që ka qëlluar mbi ta. Për të bërë të mundur kapjen e tyre, janë sekuestruar kamerat e qytetit, për të mësuar lëvizjet e makinës së autorëve, ndërkohë që pritet të merret edhe dëshmia e vetë të përfshirëve në atentat. 

atentat dy policeve ne vlore te shtenat me arme ne vlore anxhelo breshani nako mehmetaj

Sondazh

Poll