Aktualitet

E gjithë zona e rrethuar, dalin PAMJET e para nga vendi ku u qëllua ndaj dy policëve në Vlorë

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, në zonë janë grumbulluar dhjetra forca të Policisë së Shtetit, por edhe ekspertë të kriminalistikës që po mbledhin prova nga vendi i ngjarjes.

2 Shtator 2022, 20:43 Nga k.m.
E gjithë zona e rrethuar, dalin PAMJET e para nga vendi ku u qëllua
Pamje nga atentati në Vlorë

VLORË- Dalin pamjet e para nga vendi ku u qëllua ndaj dy policëve në Vlorë. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, në zonë janë grumbulluar dhjetra forca të Policisë së Shtetit, por edhe ekspertë të kriminalistikës që po mbledhin prova nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa në një moment fiksohet edhe mjeti tip "Audi", me të cilin po qarkullonin dy efetivët e Policisë së Shtetit, Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj. Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka mbetur i lënduar nga atentati me armë zjarri ndaj tyre, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja.

 

atentat dy policeve ne vlore vlore anxhelo breshani nako mehmetaj

Sondazh

Poll