Art&Argëtim

Nicola Peltz ka probleme me vjehrrën! Victoria Beckham 'zemërthyer', që në prill s'është takuar me djalin

Si një stiliste e famshme, shumë në botën e modës supozuan se Victoria, 48 vjeç, do të dizajnonte fustanin e nusërisë së Nicola-s. Por në vend të kësaj, nusja u shfaq në kopertinën e majit të Vogue me një fustan 'Valentino'.

2 Shtator 2022, 19:39 Nga k.m.
Nicola Peltz ka probleme me vjehrrën! Victoria Beckham
David, Brooklyn, Victoria Beckham dhe Nicola Peltz

BRITANI E MADHE- Përplasja e Victoria Beckham me nusen Nicola Peltz, e cila ka acaruar marrëdhënien e saj me djalin Brooklyn, gjë që ia ka thyer zemrën. Ish-ylli i pop-it është e shqetësuar se si marrëdhënia e saj do të ndikojë në afërsinë e saj të birin. Lufta e ftohtë filloi kur Nicola Peltz dhe Beckham u përleshën për fustanin e ditës së dasmës. Ndërsa ylli i "Transformers" akuzoi vjehrrën e saj të re se i kishte vjedhur vëmendjen në dasmën e saj.

Si një stiliste e famshme, shumë në botën e modës supozuan se Victoria, 48 vjeç, do të dizajnonte fustanin e nusërisë së Nicola-s. Por në vend të kësaj, nusja u shfaq në kopertinën e majit të Vogue me një fustan 'Valentino'. Nicola më vonë dha një intervistë se plani fillestar ishte i tillë, por kishte pasur probleme teknike.

“Do e doja shumë dhe disa muaj më vonë, ajo kuptoi se atelieja e saj nuk mund ta bënte këtë, kështu që më duhej të zgjidhja një fustan tjetër,”- tha ajo për Variety muajin e kaluar.

Por një burim i brendshëm i familjes tha se Nicola, 27 vjeçe, "kurrë" nuk kishte ndërmend të vishte Victoria Beckham në dasmën e saj. 

Ndërsa një burim tjetër tha se Nicola me të vërtetë po mendonte të vishte fustanin e vjehrrës së saj, por u la në baltë në 'minutin e fundit'. E po ashtu, pretendohet se Nicola u ofendua kur shoku i ngushtë i David dhe Victoria, Marc Anthony mbajti një fjalim në dasmën e çiftit– por u fokusua vetëm tek Victoria.

Brooklyn nga ana tjetër, 23 vjeç, është ndjerë si i ngecur mes dy zjarreve, madje nuk i ka takuar prindërit që në prill.

“Brooklyn ndihej shumë keq sepse nëna e tij thjesht nuk i flet më. Ajo mendon se Nicky është një fëmijë i llastuar. E ai ndihej përgjegjës”, tha burimi. 

Por mendohet se e ka vështirë të flasë pasi edhe po jeton në shtëpinë e Peltz, madje po i paguajnë edhe avokatin për "Green Card", pasi prindërit e tij refuzuan t'ja paguajnë.

Lidhur me gjithë tymnajën e krijuar, përfaqësuesit e familjeve Beckham dhe Peltz nuk iu përgjigjën kërkesave për koment./Dailymail

nicola peltz victoria beckham brooklyn beckham

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 2 Shtator 2022, 16:43 k.m.

“Otello” i Blushit botohet në Kinë

Ben Blushi PEKIN- Botohet në Kinë romani i shkrimtarit Ben Blushi "Otello, Arapi i Vlorës". Botimi i tij është mundësuar...