Aktualitet

VIDEO/ Përfshihet nga flakët në orët e para të mëngjesit bari veror ‘Coco Bongo’ në Vlorë

Si pasojë e djegies ka pasur vetëm dëme materiale. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 në Jonufër ndërsa ende nuk dihet se djegia e biznesit të Veshaj ishte e qëllimshme apo aksidentale.

2 Shtator 2022, 17:12 Nga e.k

VIDEO/ Përfshihet nga flakët në orët e para të

VLORË- Një zjarr masiv ka përfshirë ditën e sotme një lokal me konstruksion druri në Vlorë. Bëhet fjalë për barin veror "Coco Bongo" i cili, është në pronësi të Olsi Veshajt.

Si pasojë e djegies ka pasur vetëm dëme materiale. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 në Jonufër ndërsa ende nuk dihet se djegia e biznesit të Veshaj ishte e qëllimshme apo aksidentale.

Report Tv ka siguruar videon ekskluzive të zjarrit. Siç shihet në video, flakët kanë qenë të përmasave të mëdha duke e shkrumbaur barin, teksa nuk dihet nëse zjarri ka qenë apo jo i qëllimshëm.

vlore

Sondazh

Poll