Aktualitet

Vdekja e 12-vjeçares shqiptare nga lisharësja në Itali/ Nën hetim famulltari dhe kryetari i bashkisë

Nën hetim janë vënë famulltrari i zonës Don Antonio Allegritti, kreu i bashkisë së qytetit Domenico Di Berardino dhe arkitekti Antonio Ferreti.

2 Shtator 2022, 15:33 Nga e.k
Vdekja e 12-vjeçares shqiptare nga lisharësja në Itali/
Alesia Prendi

ITALI- Tre persona janë vënë nën hetim nga prokurori i Avezzano-s në lidhje me ngjarjen e rëndë të vdekjes së 12-vjeçares shqiptare Alesia Prendi pasi akuzohen për vdekje nga pakujdesia.

Nën hetim janë vënë famulltrari i zonës Don Antonio Allegritti, kreu i bashkisë së qytetit Domenico Di Berardino dhe arkitekti Antonio Ferreti.

Për prokurorinë që po heton ngjarjen e rëndë ende mbetet e paqartë nëse Alesia po lëkundej në lisharëse apo ishte kapur tek litarët për t'u ngjitur. Grupi hetimor po bën të gjitha hetimet e bnevo0jshme në lidhje me ngjarjhen dhe po pret zbardhjen e plotë të autopsisë.

Vdekja e 12-vjeçares ka sjellë një zemërim dhe trishtim të madh në të gjithë komunitetin e zonës ku familja shqiptare jetonte prej vitesh. Alesia ka qenë duke luajtuar në lisharëse pranë shtëpisë së saj kur papritur struktura e drunjtë u shemb dhe e zuri poshtë duke i shkaktuar vdekjen.

alesia prendi

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shtator 2022, 15:15 F.M

Vritet një person në Shkodër

Foto Ilustruese SHKODËR- Vrasje me armë zjarri në Shkodër. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Kiras t&...