Aktualitet

EMRI+FOTO/ Zhduket në Rodos biznesmeni shqiptar i ndërtimit! Mediat greke: I kishin para borxh

Topalli cilësohet si një kontraktor i njohur në fushën e ndërtimit dhe zhdukja e tij po kthehet në një thriller të vërtetë. Sipas “Dimokratiki tis Rhodes”, punonjësit e policisë që po kryejnë një hetim të plotë, gjetën makinën e tij Honda CRV 4×4 me xhamat e hapur dhe pa çelësa në Kalythies, në një pikë mermerësh në zonë.

2 Shtator 2022, 16:19 Nga e.k
EMRI+FOTO/ Zhduket në Rodos biznesmeni shqiptar i ndërtimit! Mediat
Xhani Topali

GREQI- Një biznesmen shqiptar në Greqi babai tre fëmijëve prej pesë ditësh rezulton i zhdukur. Kanë qenë familjarët e 46-vjeçarit Xhani Topalli ata që të shqetësuar kanë bërë denoncimin në Polici në rajonin e Rodosit.

Topalli cilësohet si një kontraktor i njohur në fushën e ndërtimit dhe zhdukja e tij po kthehet në një thriller të vërtetë. Sipas “Dimokratiki tis Rhodes”, punonjësit e policisë që po kryejnë një hetim të plotë, gjetën makinën e tij Honda CRV 4×4 me xhamat e hapur dhe pa çelësa në Kalythies, në një pikë mermerësh në zonë.

Një dëshmitar ka parë makinën në vendngjarje që prej mëngjesit të së hënës, ndërsa nga hetimet në kompaninë e celularëve u zbulua se celulari i tij ka pushuar së funksionuari në mbrëmjen e së dielës. 

Ndërkohë ka një deklaratë nga një ushtar që thotë se Topalli ka qëndruar në zonë në të njëjtën ditë dhe orë.

“Dimokratiki tis Rhodes” gjithashtu raporton se për shkak të punës së tij kishte llogari të hapura dhe po përpiqej të mblidhte detyrimet, ndërsa është për t’u habitur fakti që 46-vjeçari nuk iu përgjigj një takimi që kishte të hënën në mëngjes me një hotelier. Ky i fundit do t’i paguante 30.000 euro për punën që kishte bërë. Hotelieri e kërkoi dhe kontaktoi me njerëz të njohur të Topalit, por askush nuk e di se ku ndodhet 46-vjeçari. Nga kontrolli i kamerave u zbulua se ai ishte nisur drejt zonës, ku do të zhvillohej takimi.

Shqiptari për herë të fundit është parë mbrëmjen e 28 gushtit. Sipas familjarëve ai ka qenë atë mbrëmje me miqtë e tij. Ata kanë tentuar disa herë që t'i telefonojnë për telefoni i ka dalë i fikur duke alarmuan familjarët e tij.

Informacionet thonë se 46-vjeçari ka qenë me miqtë e tij pasditen e 28 gushtit, ndërsa mbrëmjen e së njëjtës ditë ka pasur një takim të planifikuar me një klient për punën, në një hotel Rodos në zonën e Kalithon. Nga kontrolli i bërë në kamerat e sigurisë, u konstatua se 46-vjeçari është drejtuar drejt kësaj zone.

Policia ka kontrolluar të gjitha hyrjet dhe daljet nga ishulli, por pa asnjë rezultat. Njëkohësisht po merren në pyetje edhe personat me të cilët 46-vjeçari ka pasur transaksione financiare dhe profesionale

policia greke dzani topali

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shtator 2022, 15:15 F.M

Vritet një person në Shkodër

Foto Ilustruese SHKODËR- Vrasje me armë zjarri në Shkodër. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Kiras t&...