Aktualitet

Atentati në Shkodër/ Të lara në gjak, shapkat e viktimës ndodhen ende në vendin ku u ekzekutua

Në vendin e ngjarjes ndodhen ende forcat e Policisë së Shtetit, ndërsa të lara në gjak janë edhe shapkat e viktimës.  

2 Shtator 2022, 17:24 Nga k.m.
Atentati në Shkodër/ Të lara në gjak, shapkat e
Shapkat e viktimës

SHKODËR- Mesditën e sotme në lagjen Kiras në Shkodër është vrarë Ismet Çekorja, babai i Bajram Çekores, ky i fundit i shpallur në kërkim për atentatin ndaj Alban Bruçit. Në vendin e ngjarjes ndodhen ende forcat e Policisë së Shtetit, ndërsa të lara në gjak janë edhe shapkat e viktimës.  

Atentati në Shkodër/ Të lara në gjak, shapkat e
Shapkat e viktimës

Disa ditë para vrasjes, vetë viktima doli në një deklaratë për mediat mohoi përfshirjen e djalit të tij në plagosjen e Bruçit. Çakorja nënvizoi se këto janë sulme ndaj familjes së tij, që i bëjë disa banditë të veshur me pushtet.

Alban Bruçi u qëllua me 19 plumba më 25 gusht në Shkodër, por arriti që të shpëtojë pa u plagosur. 25-vjeçari shkoi vetë në polici dhe bëri një kallëzim për këtë atentat për të cilin Policia ka shpallur në kërkim dhe Tonato Fushën.

ismet cekorja vritet ismet cekorja

Sondazh

Poll