Aktualitet

Policia del me njoftim zyrtar për vrasjen në Shkodër: Ismet Çekorja ndërroi jetë në spital

Ai është nisur drejt spitalit ku dhe ka ndërruar jetë.

2 Shtator 2022, 15:38 Nga F.M
Policia del me njoftim zyrtar për vrasjen në Shkodër: Ismet
Pamje nga lagjia Kiras

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me vrasjen e ndodhur këtë mesditë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Ismet Çekorja banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër është qëlluar me breshëri plumbash, ai është nisur drejt spitalit ku dhe ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen “Guerrile”, në Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi I. Ç., 57 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje, për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet, me pika kontrolli në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

bajram cekorja vritet ismet cekorja ismet cekorja

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shtator 2022, 15:15 F.M

Vritet një person në Shkodër

Foto Ilustruese SHKODËR- Vrasje me armë zjarri në Shkodër. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Kiras t&...