Aktualitet

Vritet babai i Bajram Çekorjas në Shkodër, djali iu shpall në kërkim për atentatin ndaj Alban Bruçit

Bajram Çekorja dhe Tonato Fushaj, djali i ish-Presidentit të Vllaznisë, Valter Fushaj janë shpallur në kërkim për atentatin që iu bë Bruçit mbrëmjen e 25 gushtit. 

2 Shtator 2022, 15:17 Nga F.M
Vritet babai i Bajram Çekorjas në Shkodër, djali iu shpall
Ismet Çekorja

SHKODËR- Ismet Çekorja është personi që është vrarë këtë mesditë në Shkodër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Kiras të këtij qyteti, pranë ish-shkollës veterinare. Ismet Çekorja është babai i Bajram Çekorjas, i cili u shpall në kërkim për atentatin që iu bë 25-vjeçarit Alban Bruçi. 

Bajram Çekorja dhe Tonato Fushaj, djali i ish-Presidentit të Vllaznisë, Valter Fushaj janë shpallur në kërkim për atentatin që iu bë Bruçit mbrëmjen e 25 gushtit. 

Si ndodhi atentati?

Mbrëmjen e 25 gushtit, Fushaj e ndoqi Bruçin bashkë me mikun e tij, Bajram Çekorja. Të dy, sipas informacioneve zyrtare nga Policia, i zunë pritë 25-vjeçarit teksa udhëtonte me mjetin e llojit “Audi” e po shkonte në shtëpi. Në momentin që ndodhej në lagjen ‘Rus’ të Shkodrës, të rinjtë i dolën para me motor dhe një prej tyre zbrazi 20 plumba në drejtim të mjetit, 19 e kapën makinën, por 25-vjeçari shpëtoi. Ai arriti të zbriste shpejt nga makina dhe shkoi në komisariatin e policisë ku dhe bëri denoncimin për ngjarjen. Në dëshmi tha se nuk kishte konflikte, por hetimet zbuluan emrat e Tonato Fushajt e Bajram Çekorjas.

ismet cekorja vritet ismet cekorja bajram cekorja alban bruci tonato fushaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shtator 2022, 15:15 F.M

Vritet një person në Shkodër

Foto Ilustruese SHKODËR- Vrasje me armë zjarri në Shkodër. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Kiras t&...