Aktualitet

EMRI/ Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Vlorë 54-vjeçari! Pritet ekstradimi drejt Italisë

Artur Ademi pritet të ekstradohet drejt Italisë pasi Gjykata e Lecce-s, me vendimin penal të datës 28.01.2022, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

2 Shtator 2022, 14:08 Nga e.k
EMRI/ Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik
Foto ilustruese

VLORË- Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për kultivim të lëndëve narkotike. 

Artur Ademi pritet të ekstradohet drejt Italisë pasi Gjykata e Lecce-s, me vendimin penal të datës 28.01.2022, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “September”.

Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “September”.

Në kuadër të këtij operacioni, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, u bë kapja dhe ndalimi, me qëllim ekstradimi, i shtetasit:

A. A.(L)., 54 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lecce-s, Itali, me vendimin penal të datës 28.01.2022, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

policia e vlores artur ademi

Sondazh

Poll