Bota

“Ballkani i Hapur”, Kovaçeski: Do të ndihmojmë njëri-tjetrin në rast krize energjetike

Kovaçeski u shpreh se vendet pjesmarrëse do të ndihmojnë njëra-tjetrën në rast mungese të produkteve ushqimore, apo mangësie në furnizimin me energji.

2 Shtator 2022, 10:23 Nga A.B
“Ballkani i Hapur”, Kovaçeski: Do të ndihmojmë
Dimitar Kovaçeski

BEOGRAD- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski u shpreh i kënaqur nga nisma e Ballkanit të Hapur. Gjatë konferencës së përbashkët, Kovaçeski u shpreh se vendet pjesmarrëse do të ndihmojnë njëra-tjetrën në rast mungese të produkteve ushqimore, apo mangësie në furnizimin me energji.

'Të nderuar pjesmarrës. Të mblidhemi bashkë është fillesa, të punosh është sukese, kjo është ajo që Henri Ford ka thënë 2 vjet më parë. Të punuarit bashkë është motori që na shtyn të punojmë se bashku. është e qartë se të treja ne kemi hedhur një hap kyç në një kohë kyçe. Kemi lehtësuar lëvizjen e lirë të mallrave e kapitalit. Ndërkohë që shohim dhe këtë lloj bashkëpunimi të realizuar në BE, ne e bëjmë për qytetarët tonë për të nxitur bashkëpunimin mes nesh. Kjo ka hapur rrugën për të siguruar qytetarët ndaj sfidave. Në marrëveshjet e nënshkruara do të angazhohemi për të ndihmuar njëri tjetrin siç duhet të bëjnë fqinjët e mirë. Do ta ndihmojmë njëri tjetrin në rast se do të ketë mungesa me ushqimet. Në rast se do të ketë mungesa nuk do të ketë ndalesë për tregimin për produkte thelbësore si bulmeti, mielli e kështu me radhë. Ministria jonë ka siguruar fondet për produktet e nevojshme. Sa i takon solidaritetit ky samit do të jetë i rëndësishëm. Qeveria punon për të angazhuar të gjitha potencialet tona, kemi aktivizuar të gjitha potencialet tona, si për shembull panelet diellore. Do të ofrojmë dhe mbështetje financiare për njerëzit në nevojë. Do të punojmë për centralet, po punojmë për shkëmbimin e energjisë elektrike. Po intensifikojmë punën për ndërlidhjen me gaz me Republikën e Serbisë. Eshtë mirë që të nënshkruajmë një marrëveshje për planin për menaxhimin e katastrofave për të lehtësuar procedurat dhe për të përballuar katastrofat. Duke nënshkruar memorandumin do të nxisim lidhjet dhe në kinema, kjo do të cojë dhe në shtimin e fondeve nga ana jonë për ta. 

Ishim në panairin e ushqimit, ishte nevojë e të treja vendeve. Një numër i tillë ekspozuesish është i mundur nëse vazhdojmë kështu, Ballkani i Hapur e ka treguar dhe qëllimin tonë. '- u shpreh ai. 

open balkan ne beograd dimitar kovaçeski

Sondazh

Poll