Aktualitet

'Sulm politik'/ Bosi i monedhave virtuale, Ozer: Mos më ekstradoni në Turqi, më rrezikohet jeta

Duke e cilësuar të gjithë këtë si sulm politik, Ozer tha se i rrezikohet jeta në Turqi. 

2 Shtator 2022, 11:28 Nga A.B
'Sulm politik'/ Bosi i monedhave virtuale, Ozer: Mos më
Faruk Ozer

ELBASAN- Ditën e sotme ka dalë para trupës gjykuese bosi i monedhave virtuale, Faruk Ozer. Ai ka kërkuar nga autoritetet vendase që të mos e ekstradojnë pasi ka frikë për jetën e tij. Duke e cilësuar të gjithë këtë si sulm politik, Ozer tha se i rrezikohet jeta në Turqi. 

“Ndaj meje është sulm politik. Mos më ekstradoni, më rrezikohet jeta në Turqi”, kështu ka thënë bosi turk i kriptomonedhave në seancën gjyqësore që po mbahet në Elbasan, ku do të njihet me masën e sigurisë.

Ozer dyshohet se mashtroi 400 mijë njerëz me investimet për monedhat virtuale duke përfituar 2 mld dollarë.

faruk ozer arrestohet faruk ozer

Sondazh

Poll