Aktualitet

Faruk Ozer u la në burg, avokatja: Erdhi në Shqipëri për të investuar, të dëmtuarve u ka kthyer paratë

Ajo u shpreh se akuzat që janë ngritur ndaj Ozer janë të rreme e se klienti i saj i ka kthyer paratë të gjithë viktimave. 

2 Shtator 2022, 11:48 Nga A.B
Faruk Ozer u la në burg, avokatja: Erdhi në Shqipëri për
Avokatja

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit vendosi të lërë në arrest me burg Faruk Ozer, të dyshuar si person që ka mashtruar shumë persona përmes kriptomonedhave. Pas përfundimit të seancës ajo u shpreh se akuzat që janë ngritur ndaj Ozer janë të rreme e se klienti i saj i ka kthyer paratë të gjithë viktimave. 

'Ai do të jetë në burg për procesin e ekstradimit. Ne do ta apelojmë vendimin. Bëhet fjalë vetëm për politikë. Në mediat shqiptare dhe ato turke thuhen gënjeshtra për akuzat ndaj tij. Ne mund të themi prokuroria e Turqisë dhe institucionet atje thuhet se dëmi është 20 mln dollarë dhe jo 2 miliard dollarë sicc thuhet në media. Ai nuk është personi përgjegjës për ato krime që e akuzojnë. Nga 20 mln dollarë dëm, gjysma e tyre i janë kompensuar familjeve. Dhe gjysma e familjeve të dëmtuara i kanë tërhequr pretendimet. Ka arsye politike.  Ai erdhi si biznesmen në Shqipëri, erdhi për të investuar'- është shprehur ajo. 

Turku fshihej në Shqipëri ndërsa arrestimi i tij u krye më 30 gusht në një hotel në jug të vendit. Ai jetonte më parë në lagjen “5 Maji” në Elbasan, në një banesë me qira. 

Turku Özer pritet t’i dorëzohet palës turke brenda pak ditëve pasi arrestimi është bërë për llogari të Interpol. Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia në 20 prill 2021 dhe u strehua në Shqipëri. Autoritetet turke nisën një hetim më 22 prill, pas një raporti se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre të kriptomonedhave Thodex dhe se pronari i kompanisë kishte ikur jashtë vendit. Bordi i Hetimit të Krimeve Financiare (MASAK) përcaktoi shumën e vjedhur nga i riu në plot 356 milionë lira. Sipas pretendimeve, shuma që ai ka marrë është 2 miliardë dollarë. Si rezultat i hetimeve të hapura, Özer u kërkua një dënim me burg deri në 40 vjet për 3 krime.

arrestohet faruk ozer faruk ozer

Sondazh

Poll